Abazi: Jemi kundër ndarjes së Kosovës, jemi me SHBA-në, Gjermaninë, Britaninë, me kënd është Thaçi?

Aktuale

Abazi: Jemi kundër ndarjes së Kosovës, jemi me SHBA-në, Gjermaninë, Britaninë, me kënd është Thaçi?

Nga: G.B Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 08:14
Haki Abazi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka publikuar një status në llogarinë e tij në Facebook, ku thotë se është kundër ndarjes së Kosovës, kundër cenimit të sovranitetit, kundër poshtërimit të qytetarëve të Kosovës, kundër persekutimit të ushtarëve të UÇK-së, kundër kontrollit nga UNMIK-u dhe kundër krimit e korrupsionit, përcjell Bota sot.

Abazi ka thënë se është me Gjermaninë, Amerikën dhe Britaninë e Madhe, derisa pyet se me kënd është Hashimi.

Postimi i tij i plotë:

Ne jemi:

( Te lutem beje status dhe shperndaje)

~Kunder ndarjes se Kosoves- Thaci nuk duhet lejuar te nenshkruaj marreveshje qe ndane Kosoven.

~Kunder cenimit te sovranitetit- Thaci nuk ka te drejt kushtetuese te udheheqe dialogun.

~Kunder poshterimit te qytetareve te vendit- Komsioni qeveritar nuk perfaqeson qytetaret e Kosoves.

~Ne jemi kunder persekutimit te ushtareve te UCK- ajo eshte e shenjte. Thaci duhet pergjigjet per veprat e veta.UCK nuk eshte prone e Thacit.

~Kunder kontrollit te plote apo te pjeseshem nga UNMIK apo cfaredo misioni tjeter nderkombetar. Ujmani e Trepca jane te Kosoves.

~Ne jemi kunder krimit dhe korrupcionit ne insitucionet tona.

Ne jemi me Gjermanine, Britanine e Madhe, Ameriken Demokratike- me kend eshte Hashim Thaci?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat