Thaçi dekoron me medalje presidenciale edhe këngëtarin Ilir Shaqiri

Aktuale

Thaçi dekoron me medalje presidenciale edhe këngëtarin Ilir Shaqiri

Nga: D.RR Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 10:58
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka dekoruar me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës” edhe këngëtarin Ilir Shaqiri.

Thaçi shkruan se ai dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike.

“Shumë dëshmorë dhe heronj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përjetësuar në këngët e tij. Artistin e mirënjohur, Ilir Shaqiri, sot e dekorova me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”. Ai dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike”, ka shkruar Thaçi, përcjellë “Bota sot”

Dje, presidenti Thaçi ka dekoruar edhe këngëtarin tjetër nga Kosova, Sabri Fejzullahu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat