Në Strasburg po mbahet takimi i përbashkët i KPSA-së, BE-Kosovë

Aktuale

Në Strasburg po mbahet takimi i përbashkët i KPSA-së, BE-Kosovë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 13:06
Komisioni Parlamentar i Përbashkët për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë

Komisioni Parlamentar i Përbashkët për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, po mban sot në Strasburg mbledhjen e 6-të të përbashkët, në të cilën pjesëmarrës janë 13 anëtarë nga Parlamenti Evropian dhe 13 anëtarë nga Kuvendi i Kosovës.

Përfaqësues nga Qeveria e Kosovës është ambasadori i Kosovës në Bruksel, ndërsa përfaqësues nga Komisioni Evropian, David Cullen, udhëheqës i njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme për ish-Republikën e Maqedonisë dhe Kosovës.

Në takim po shkëmbehen pikëpamje lidhur me situatën aktuale të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe BE-së.

Temat tjera që do të diskutohen janë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjendja sociale dhe ekonomike në Kosovë, si dhe liberalizimi i vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat