“Nëse Thaçit ia falin këto familje, do ia fali edhe unë”

Aktuale

“Nëse Thaçit ia falin këto familje, do ia fali edhe unë”

Nga: D.RR Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 13:40
Hashim Thaçi

Lidhur me kërkim faljen e presidenti Thaçi për familjes Geci për komunikatën nr. 59, ka reaguar edhe ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari përmes një postimi publik në Facebook ka shkruar se Thaçi e harroi vrasjen e Besim Dajakut dhe Bekim Kastratit.

Ai thotë se, nëse disa familje ia falin atij, edhe vetë Miftari do ta falë.

Postimi i plotë:

Thaçi bëri një veprim burrëror dhe të mençur me kërkim faljen për komunikatën nr.59.

A e harrove Hashim vrasjen e Besim Dajakun dhe Bekim Kastratin a?

Presidentit tonë tani i jetë të kërkojë falje edhe shumë familjeve të shumë komandantëve të vrarë të UÇK-së dhe FARK-ut, që i vrau me pabesi me ndihmën e UDB me SHISH_SHIK dhe disa që i ka vrarë edhe vet si Bahajdin Hallaqin për shembull dhe shumë e shumë veprimtarëve atdhetar, deputetë të LDK që i vrau me mercenar të paguar. Nëse ja falin këto familje të gjitha, do ia fali edhe unë edhe pse ky rrenacak pro-serb ende s’ka mundur të na vrajë dikë tonin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat