Limaj takoi komandantin e KFOR-it D’Addario

Aktuale

Limaj takoi komandantin e KFOR-it D’Addario

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 13:43
Limaj dhe D’Addario

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në një takim, komandantin e KFOR-it, Gjeneral major, Lorenzo D’Addario.

Në takim Limaj dhe D’Addario, kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë si dhe për aspektin e sigurisë në vend.

Zv.kryeministri Limaj, falënderoi komandantin e KFOR-it, për kontributin e dhënë dhe për gatishmërinë e treguar që forcat paqeruajtëse të NATO-s t’i ndihmojnë strukturave të sigurisë vendëse.

Në cilësinë e bashkëkryesuesit të Delegacionit Shtetëror, Limaj e ka njoftuar ushtarakun italian për finalizimin e Platformës për dialogun me Serbinë.

“Platforma është një dokument shumë përmbajtjesor që orienton dialogun që do të zhvillohet në Bruksel dhe përcakton pozicionin e shtetit të Kosovës në këtë proces”, ka deklaruar Limaj. 

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral major, Lorenzo D’Addario, siguroi zv.kryeministrin Limaj se KFOR-i është i gatshëm të ofrojë siguri për gjithë qytetarët

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat