Abazi zbulon arsyen pse Thaçi i kërkoj falje Gani Gecit

Aktuale

Abazi zbulon arsyen pse Thaçi i kërkoj falje Gani Gecit

Nga: A.M. Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 13:54
Hashim Thaçi dhe Gani Geci

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi ka reaguar pasi që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar falje ish bashkëluftëtarit të tij, Gani Geci për komunikatën nr 59.

Abazi përmes një postimi në Facebook se “Thaçi ka kërkuar falje për komunikatën nr 59 për të tentuar që të parandalojë Gani Gecin që të mos bëhet dëshmitarë në Gjykatën Speciale”

Postimi i plotë:

Thaci ka kerkuar fajje per komunikaten nr 59 per te tentuar qe te parandaloje Gani Gecin qe te mos behet deshmitare ne Gjykaten Speciale.

Thaci ka vizituar Sylejman Selimin per te mos u ekspozuar per ato qe Sylejman Selimi i di shume mire edhe per ate se kush ka qene UCK, per historine e Jashareve dhe per Ibrahim Rugoven.

Thaci ju ka hyre ne "zor" neper shtepi familjareve te aktivisteve dhe patrioteve te vrare te LDK duke tentuar qe te shperlaj fajin e tij e duke ja hedhur nejrezve tjere qe kane qene afer tij per ate qe ka ndodhur gjate dhe pasluftes.

Thaci nuk e di qe ka nje numer te madhe te njerezve qe nuk kane me fale kurre per ate qe i ka be dhe qe eshte duke i bere Kosoves. Ajo mosfalje eshte me e rende se cilido gjykim qe mund ta beje cilado gjyakte perfshire edhe ajo qe e ka bere vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat