Albin Kurti nuk i frikësohet asnjë debati me Shpend Ahmetin

Aktuale

Albin Kurti nuk i frikësohet asnjë debati me Shpend Ahmetin

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 15:26
Shpend Ahmeti dhe Albin Kurti

Politologu Faik Krasniqi ka thënë se, Shpend Ahmeti është “dyfytyrëshi” më i madh në skenën politike si dhe dembeli më i madh.

Sipas tij, gjatë qeverisjes së tij të deritanishme, nuk mund të mbahet në mend për asgjë, pasi ai është përfituesi më i madh në skenën politike.

“Me votat e elektoratit të Vetëvendosjes u zgjodh edhe për herë të dytë kryetar i Prishtinës dhe me çfarë fytyrë e fton Albin Kurtin, që të ballafaqohet me të. Për të biseduar për temat që i paska cekur ai është i vogël për Albinin, dhe duhet t'i falënderohet atij që sot është kryetar i Prishtinës. Albin Kurti nuk i frikësohet asnjë debati, pasi ai e ka dëshmuar gjithmonë këtë gjë. Por Shpend Ahmetin nuk e kuptoj se çfarë ka për të thënë që në çdo aspekt ka dështuar. Ai fton në debat njeriun që para zgjedhjeve ikte nga debatet. Zgjedhjet do të vijnë, sepse ky është vit i zgjedhjeve, por Shpend Ahmeti dhe partia e tij as pragun s'do ta kalojnë. Shpendi le ta shijon postin e vjedhur të kryetarit të Prishtinës sa të ka mandat dhe deputetet e PSD-ja mandatet e vjedhura edhe për pak muaj. Bukëshkelësit gjithmonë ndëshkohen e sidomos këlyshët e Klanit Pronto”, ka thënë politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat