Isa Mustafa tregohet i ashpër për kufijtë: Hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion ndaj shtetit dhe territorit të Kosovës

Aktuale

Isa Mustafa tregohet i ashpër për kufijtë: Hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion ndaj shtetit dhe territorit të Kosovës

Nga: N.Sh Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 15:53
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa thotë se për partinë e tij, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa shprehet se është i ndaluar dialogu për kufijtë, për territorin, për pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.

Ai e quan vetagresion ndaj shtetit dhe territorit të Kosovës hapjen e dialogut për kufijtë.

“Nëse dikuj i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve , ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta, jo kufijtë e Kosovës”, shkruan Mustafa, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja reagimi i plotë:

Qytetarë të nderur,

Për LDK-në, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.

Është i ndaluar dialogu për kufijtë, për territorin, për pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008! Hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion ndaj shtetit dhe territorit të Kosovës.

Nëse dikuj i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve , ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta, jo kufijtë e Kosovës. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat