Pacolli takohet me Richardson, diskutohen format e bashkëpunimit

Aktuale

Pacolli takohet me Richardson, diskutohen format e bashkëpunimit

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 16:18
Behgjet Pacolli dhe Ulrika Richardson

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, priti sot në një takim njohës koordinatoren e re të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson.

Me këtë rast, kryediplomati kosovar Pacolli ka uruar Richardson për emërimin në detyrën e re në Kosovë, e cila filloi punën në fillim të këtij viti.

Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar mbi bashkëpunimin në mes Kosovës dhe OKB-së nëpërmjet programeve zhvillimore në nivelin nacional, të cilat janë në përputhje me objektivat e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat