Veseli kujton kohët më të vështira të UÇK-së, kthehet nëpër shtigjet e mijëra ushtarëve të lirisë

Aktuale

Veseli kujton kohët më të vështira të UÇK-së, kthehet nëpër shtigjet e mijëra ushtarëve të lirisë

Nga: A.M. Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 17:33
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherë ish komandanti i UÇK-së, Kadri Veseli ka bërë homazhe te lapidari i dëshmorëve me rastin e 20 vjetorit të çlirimit.

Për më tepër, Veseli ka shkruar se “shtegu i UÇK-së” do të bëhet një vend marshimi, traditë edukative e frymëzuese për forcat e armatosura, shkollat, institucionet tjera publike dhe mbarë popullin tonë”.

Postimi i plotë:

Sot u ktheva nëpër shtigjet e shkelura nga mijëra ushtarë të lirisë, i shoqëruar nga disa bashkëluftëtarë dhe të rinj.

Bëmë homazhe te lapidari i dëshmorëve dhe kujtuam ato kohë të vështira por shumë të lavdishme.

Për të kujtuar e nderuar sakrificën e bërë nga ushtarët e lirisë dhe me rastin e 20 vjetorit të çlirimit, kam ideuar përgatitjen dhe markimin në mënyrë profesionale të njërit prej shtigjeve kryesore të përdorura nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës për t'u furnizuar nga Republika e Shqipërisë.

“Shtegu i UÇK-së” do të bëhet një vend marshimi, traditë edukative e frymëzuese për forcat e armatosura, shkollat, institucionet tjera publike dhe mbarë popullin tonë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat