Thaçi, pështyj e lëpij, e ka humb busollën me deklarata. Kritikon PDK-në (Veselin dhe Hoxhaj) për taksën që ia “vunë” Serbisë

Aktuale

Thaçi, pështyj e lëpij, e ka humb busollën me deklarata. Kritikon PDK-në (Veselin dhe Hoxhaj) për taksën që ia “vunë” Serbisë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 18:00
Hashim Thaçi, Kadri Veseli

Presidenti i vendit Hashim Thaçi vënien e taksës prej 100% ndaj Serbisë e ka quajtur si “vendim të pa menduar mirë dhe të pa analizuar”.

Me 7 janar Thaçi për TV e tij Klan Kosova te Baton Haxhiut kishte deklaruar se “Vendimi për taksën është marrë nga Enver Hoxhaj, në koordinim me Kadri Veselin. Ndërsa Ramush Haradinaj dhe të tjerët e kanë votuar këtë vendim”.

Dhe tash, nëse bazohemi në disa deklarata të Hashim Thaçit dhënë ditë më parë në media se “taksa 100% vënë Serbisë ishte ide dhe meritë e PDK-së”, gjegjësisht e stafit të kësaj partie nga Kadri Veseli dhe Enver Hoxhaj, del se kritikat e djeshme te presidentit dalin kundër PDK-së dhe jaranave të tij që ia “paskan vënë Serbisë”, shkruan “Presheva Jonë”.

Thaçi dje duke ju drejtuar Ramush Hardinajt, pardon Veselit dhe Hoxhajt ka thënë se “nuk duhen të nguten me vendime dhe të bëhet “yrysh” për t’ia vendosur taksën Serbisë”.

Madje edhe Enver Hoxhaj hyri në vallen e presidentit për t’ia “përforcuar” deklaratën e tij, duke thënë se “taksa 10% ishte ideja ime (Enverit) origjinale, ajo 100% u propozua nga Kadri Veseli”.

Dhe për çudi, nëse vërtetë PDK e Veselit e paska “vënë” taksën 100% siç e tha Thaçi, atëherë pse PDK kërkon t’i heq Serbisë?! Me këto deklarata labile që Thaçit snuk është kah i pret sakica në një vend, duket se nuk e ka këshillatrin e mirë, apo nuk po i paguan sa duhet.

Por Thaçi, duke humbur busollën kohëve të fundit, me deklarata sillet në stilin pështyej e lëpij.. Themi kështu sepse, ai duke parë suksesin dhe efektin e taksës, e cila gjunjëzoi Serbinë, madje dhe Brukselin, të cilët nisën të bluajnë më “butë”, ai doli me deklarata, pas gati një muaj, se “ideja qenka e PDK-së, pra e Veselit dhe Hoxhajt”.

Në Kosovë viteve të fundit ka pasur disa ide, por ato kurrë nuk u nisën apo nuk u zbatuan si iniciativa. Taksa prej 100 për qind e Ramush Haradinajt kundër Serbisë nuk ishte ide, por iniciativë. Sidoqoftë, nëse PDK e Veselit e ia paska “vënë” taksën 100% siç tha shefi i tij Hashim Thaçi, atëherë pse PDK kërkon t’i heq Serbisë?! Këto hajgare s’pinë ujë, sepse shqiptarët në Kosovë nuk hanë me barë, siç mendon PDK.

Në fakt, Thaçi dhe PDK dhanë ide po ashtu për rezoluta në Kuvendin e Kosovës për ta “bashkuar” Luginën e Presheves, po ashtu patën një ide për një Referendum për ta “bashkuar” Luginën e Preshevës me Kosovën, por të gjitha u harruan?!, A mos vallë po presin që edhe këto ide të PDK-së t’i zbatojë Qeveria e Haradinajt, sikur që ishte inicativa me 100 %?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat