Mikja e madhe e Kosovës Angela Merkel propozohet për shefe të Bashkimit Evropian - Bota Sot
Mikja e madhe e Kosovës Angela Merkel propozohet për shefe të Bashkimit Evropian

Aktuale

Mikja e madhe e Kosovës Angela Merkel propozohet për shefe të Bashkimit Evropian

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 20:01
Angela Merkel

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, beson se kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duhet të vazhdojë të luajë rol drejtues në Evropë pasi ta përfundojë mandatin si udhëheqëse e vendit të saj.

Për Renzin, Merkel duhet të marrë rolin e Presidentit të Këshillit të Evropës, apo pozitën e Shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, shkruan Euronews.

Në librin e tij “Un’altra strada” (Një mënyrë tjetër), ish kryeministri italian ka shkruar: “Do të ishte e dëshirueshme që një figurë udhëheqëse si Angela Merkel, që pasi të largohet nga pozita e Kancelares në muajt e ardhshëm pas 15 vjet udhëheqje të pandërprerë, të mund të vazhdonte që t’i shërbejë Evropës me një kapacitet tjetër”.

“Merkel mund të ishte person i duhur që ta drejtonte Politikën e Jashtme, por që ajo do të ishte edhe kandidate e mirë për Kryetare të Këshillit”.

“Evropianët duhet të kërkojnë që Angela Merkel të jetë Presidente e Këshillit Evropian. Nuk e di nëse do ta bëjnë këtë” shkruan në librin e Renzi.

Aktualisht pozitën e kryetarit të Këshillit të Evropës e mban Donald Tusk, ndërsa atë të Shefes për Politike të Jashtme, Federica Mogherini.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...