Limaj zbulon detaje nga përmbajtja e platformës për Bisedime me Serbinë

Aktuale

Limaj zbulon detaje nga përmbajtja e platformës për Bisedime me Serbinë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 21:06
Fadil Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëheresh bashkëdrejtues i Delegacionit Kosovar për Bisedime me Serbinë ka folur pas miratimit në Platformës për Bisedime me Serbinë. Limaj në një intervistë për televizionin publik ka zbuluar detaje ekskluzive nga përmbajtja e platformës.Ai ka thënë se platforma ka marrë mbështetjen e drejtuesve kryesor të shtetit.

Me pas zëvendëskryeministri ka lexuar disa nga parimet e kësaj rezolute“Qëllimi kryesor i Republikës së Kosovës është që nga Republika e Serbisë të sigurojë njohjen dhe pranimin e qartë të sovranitetit të Kosovës si shtet i pavarur, me zotime ligjerisht të detyrueshme. Nuk ka marrëveshje pёr asgjë deri sa tё mos ketё marrëveshje pёr gjithçka. Siç ёshtё theksuar nё Parimin 1, njohja e ndërsjellë duhet tё jetё rezultati primar.

“Çdo marrëveshje përfundimtare duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila parasheh që “sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj” (Neni 2(2)). Integriteti territorial i Kosovës garantohet gjithashtu nga e drejta ndërkombëtare”, ka thënë Limaj duke lexuar përmbajtjen e platformës.

Më tutje, ai ka thënë se dalëngadale situata po kthehet në normalitet.“Kjo platformë është sinjali i parë. Për herë të parë kemi një platformë e cila duhet ta unifikonte zërin e Kosovës ku qartësisht do të dihej se cilat janë pozicionet tona dhe reflekton kërkesat e të gjitha grupeve politike dhe të shoqërisë sonë për të mbyllur temat e hapura me shtetin tonë fqinjë, Serbinë”, ka shtuar Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat