Haradinaj: E duartrokas sekretarin amerikan të shtetit

Aktuale

Haradinaj: E duartrokas sekretarin amerikan të shtetit

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 21:46
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka falënderuar sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.

Haradinaj duke përshëndetur vizitën e Pompeot nëpër vendet e Evropës, tha se SHBA-të po ia përkujtojnë botës rëndësinë e lirisë dhe demokracisë.

“Derisa Kosova hyn në vitin e 11 të pavarësisë këtë të diel, kurrë nuk pushon së thëni: Faleminderit Shtete të Bashkuara”, ka shkruar Haradinaj.

Ky është postimi i plotë:

E duartrokas sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo që ia rikujtoi botës këtë javë gjatë vizitës së tij nëpër Europë, për rëndësinë e lirisë dhe demokracisë. Derisa Kosova hyn në vitin e 11 të pavarësisë këtë të diel, kurrë nuk pushon së thëni: Faleminderit Shtete të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat