Kërkoi t'iu hiqet koka homoseksualëve, arrestohet zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë

Aktuale

Kërkoi t'iu hiqet koka homoseksualëve, arrestohet zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 23:36
Xheladin Krasniqi

Zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë, Xheladin Krasniqi, i cili kërkonte që homoseksualëve dhe pjesëtarëve të tjerë të komunitetit LGBTI t'iu hiqet koka, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Krasniqit, i cili punon në Zyrën e Arkivit në MD, i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orëve. 

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Lidhur me rastin e kërcënimit ndaj LGBT, pas veprimeve policore me aktvendim te prokurorit kompetent, një personi të dyshuar, iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. PK vazhdon me hetimet policore”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Krasniqi kishte sugjeruar heqje koke në një koment në faqen e Qendrës Multimedia për shfaqjen teatrale “55 Shades of Gay”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat