Rama: Nëse s’je me Albin Kurtin, ai të konsideron si spiunë i Beogradit

Aktuale

Rama: Nëse s’je me Albin Kurtin, ai të konsideron si spiunë i Beogradit

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 07:09
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur rreth idesë së korrigjimit të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama tha se Kosova është pjesë e Shqipërisë dhe se Albin Kurti po bëhet bajat duke treguar përrallën e përsëritur që kush nuk është me të, është spiun dhe shërbëtor i Beogradit.

“Unë nuk fus hundët në punët e Kosovës. Sa i takon Albin Kurtit po bëhet bajat duke treguar përrallën e përsëritur që kush nuk është me të, është spiun dhe shërbëtor i Beogradit. Goditja që i bëri Gent Cakës dhe Besa Shahinit nuk e nderon. Futja e dy kosovarëve në qeveri, nëse ai do ishte ai patrioti i madh, për të duhet të ishte ditë feste. Ai foli me një gjuhë që i shkon Sali Berishës”, ka thënë kryeministri Rama për Vizion Plus.

Kështu iu përgjigj kryeministri Edi Rama deklaratave të homologut në Prishtinë se “po fut hundët më shumë seç duhet në punët e brendshme të Kosovës”.

Tutje ai tha së çështja e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë duhet të diskutohet gjithsesi. “Çfarë po diskutojmë ne me Greqinë sot? Kufirin. Çfarë diskutoi Kosova me Malin e zi që u bë gjithë ajo që u bë? Kufirin. Si nuk do u diskutohet kufiri mes Kosovës dhe Serbisë? Do diskutohet që ç’ke me atë punë. Do bëhet edhe në këtë rast ai procesi i demarkacionit. Për këtë arsye ne si komb duhet të bëhemi burra dhe të mos sillemi si kalamajtë e mëhallës: “Guri ata do na rrahin”. Politikanët mendojnë për zgjedhjet e ardhshme, burrat e shtetit mendojnë për gjeneratën tjetër”, ka deklaruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat