Vasfije Krasniqi-Goodman:Dua t’u jap kurajo të mbijetuarve tjera për të ndarë historitë e tyre

Aktuale

Vasfije Krasniqi-Goodman:Dua t’u jap kurajo të mbijetuarve tjera për të ndarë historitë e tyre

Nga: Z.B Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 10:38
Vasfije Krasniqi-Goodman

Vasfije Krasniqi-Goodman, përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka falenderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen por ju ka kërkuar të qëndrojnë me të deri në dënimin e personave që ja shkaktuan këtë tmerr, përcjell “Bota sot”.

Ajo ka shkruar se, unë dua t’u jap kurajë të mbijetuarve tjerë për të ndarë historitë e tyre, kështu që ata mos të vuajnë vetëm. Unë dua të mbështes të gjithë të mbijetuarit!

Ajo është njëra prej viktimave të dhunës seksuale gjatë kohë së luftës në Kosovë.

Postimi i plotë:

Para së gjithash dua të falënderoj të gjithë njerëzit e mi shqiptarë për mbeshtetjen qe ma jepin mua pasi kam ndarë historinë time me publikun.

Arsyja qe unë bëra at ishte për t’u dhënë të mbijetuarve të tjerë guximin për të folur! Unë nuk e fshefa tregimin tim nga miqtë dhe familjen, të cilat unë jam shumë falënderues për mbështetjen e tyre.

Unë dua t’u jap kurajë të mbijetuarve tjerë për të ndarë historitë e tyre, kështu që ata mos të vuajnë vetëm. Unë dua të mbështes të gjithë të mbijetuarit!

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat