Nis konferenca e Sigurisë në Gjermani, marrin pjesë edhe Thaçi e Vuçiq

Aktuale

Nis konferenca e Sigurisë në Gjermani, marrin pjesë edhe Thaçi e Vuçiq

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 13:05
Foto ilustruese

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka udhëtuar në Gjermani ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, e cila po mbahet në Munchen.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë 35 udhëheqës botëror, 50 ministra të jashtëm dhe 30 ministra të mbrojtës.  Në mesin e tyre do të jetë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, Nënpresidenti amerikan, Mike Pence dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Pjesë e kësaj e konferencës janë edhe komisioneri evropian Johannes Hahn, shefja e BE-së për Politikë të Jashtme  Federica Mogherini si dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat