Limaj: Shpresoj që këtë platformë ta miratojë edhe Kuvendi me votat e të gjitha Grupeve Parlamentare

Aktuale

Limaj: Shpresoj që këtë platformë ta miratojë edhe Kuvendi me votat e të gjitha Grupeve Parlamentare

Nga: Z.B Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 14:08
Fatmir Limaj

Bashkëkryesuesit i Ekipi negociator Fatmir Limaj,  përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se, sot Delegacioni Shtetëror ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit platformën për Bisedime me Serbinë përcjell “Bota sot”.

Limaj ka shkruar se, në asnjë parim në këtë platformë nuk do të shihni pretendime të Kosovës në raport me fqinjët. Parimet do të jenë baza themelore e ndërtimit të një paqeje të qëndrueshme e cila do të jetë themel i ndërtimit të marrëdhënieve konstruktive në respekt të interesave të dy vendeve. 
“Të gjithë duhet ta kenë të qartë që Kosova shkon në Bruksel për njohje dhe për asgjë tjetër. Brenda njohjes së Republikës Kosovës praktikisht krijohen parakushtet për ta vazhduar rrugëtimin tonë strategjik”, ka shkruar Limaj.

Ai gjithashtu ka thënë se, shpresoj që këtë platformë ta miratojë edhe Kuvendi me votat e të gjitha Grupeve Parlamentare. Platforma do të jetë referenca jonë, obligimi ynë

Postimi i plotë:

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, 
sot Delegacioni Shtetëror ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit platformën për Bisedime me Serbinë. 
U bëj thirrje të gjithë deputetëve, ta trajtojnë seriozisht këtë platformë dhe të miratohet e të votohet nga Kuvendi dhe kështu të na jepet mandat nga Kuvendi i Kosovës që në si delegacion të jemi të gatshëm të futemi në dialog për njohje nga Serbia.

Në asnjë parim në këtë platformë nuk do të shihni pretendime të Kosovës në raport me fqinjët. Parimet do të jenë baza themelore e ndërtimit të një paqeje të qëndrueshme e cila do të jetë themel i ndërtimit të marrëdhënieve konstruktive në respekt të interesave të dy vendeve. 
Të gjithë duhet ta kenë të qartë që Kosova shkon në Bruksel për njohje dhe për asgjë tjetër. Brenda njohjes së Republikës Kosovës praktikisht krijohen parakushtet për ta vazhduar rrugëtimin tonë strategjik. 
Në parimet tona besoj që duke trajtuar tema në interes të përbashkët të dy vendeve, garantojmë dhe sigurojmë për të pasur një marrëveshje të qëndrueshme.

Duke hapur tema të paprekura deri më tani, ne besojmë se i mbyllim varret e së kaluarës. Duke adresuar e përgjigjur zërave shqetësues të dy vendeve, e ato shqetësime ta gjejnë vendin në marrëveshjen gjithëpërfshirëse, ne sigurojmë të ardhmen e dy vendeve. Kësaj platforme mbështetje i kanë dhënë edhe krerët e institucioneve.

Shpresoj që këtë platformë ta miratojë edhe Kuvendi me votat e të gjitha Grupeve Parlamentare. Platforma do të jetë referenca jonë, obligimi ynë. Kosova çon mesazhin se ne kemi një zë dhe ky zë është platforma që sot i është dorëzuar Kuvendit të Kosovës”. FL

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat