Presidenti Thaçi i bie “pishman” fshin foton me  Blerina Kllokoqi-Rugova, pasi që kishte dekoruar

Aktuale

Presidenti Thaçi i bie “pishman” fshin foton me  Blerina Kllokoqi-Rugova, pasi që kishte dekoruar

Nga: Z.B Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 14:11
Foto

Dizaenjatorja Blerina Kllokoqi-Rugova, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas fshirjes së fotos nga Facebook-u,përcjell “Bota sot”.

Pasi që, presidenti fshiu fotografinë, dizenjatorja Kllokoqi-Rugovca, ka publikuar një status, me një thënie nga ish presidenti i ndjerë Rugova
“Në jetë duhet pasur durim, të mirat vijnë pastaj” – thënie e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova”, ka shkruar ajo.

Nuk kanë kaluar as dy orë prej kur Presidenti Hashim Thaçi dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave, dizenjatoren Blerina Kllokoqi,  Thaçi ka fshirë fotografinë e postuar më herët në Facebook ku shihej duke dekoruar stilisten e njohur.

Postimi i plotë:

Në jetë duhet pasur durim, të mirat vijnë pastaj” – thënie e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Dhjetë vite punë, sakrificë familjare e mund, shpërblehen vetëm kur të tjerët vlerësojnë punën tënde, pasionin tënd”, ka shkruar fillimisht dizenjatorja duke vazhduar të thotë se ndihet e nderuar për këtë dekoratë.

“Falënderojë Presidentin e Republikës së Kosovës për këtë dekoratë! Ndihem e nderuar dhe me shumë përgjegjësi që të punoj edhe më shumë, që vendim tim t’a përfaqësoj në mënyrën më të denjë me kreacionet e mija në vende të ndryshme të botës në fushën e artit, respektivisht modës.

Këtë medalje e ndaj me secilën vajzë, nanë e grua që nuk dorëzohet asnjëherë para gjitha sfidave që i servon jeta.

Unë, bija jote Kosovë!”, ka përfunduar dizenjatorja Blerina Kllokoqi-Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat