Molliqaj e qon në “qiellin e shtatë” PSD-në

Aktuale

Molliqaj e qon në “qiellin e shtatë” PSD-në

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 15:14
Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një postimin në Facebook ka lavdëruar partinë e tij, PSD-në për platformën e dialogut.

Ai ka thënë se tash e tutje Kosova nuk do të shkoj “me duar në xhepa” në dialog përballë Serbisë, përcjellë "Bota sot".

“Ecim përpara PSD”, ka shkruar ndër tjera Molliqaj.

Postimi i plotë:

KOSOVA NUK DO TË SHKOJË MË "ME DUAR NË XHEPA" PARA SERBISË NË DIALOG

Për herë të parë Kosova ka platformën e saj shtetërore në përballjen me Serbinë. Për herë të parë Kosova ka vija të kuqe, ka synime e kërkesa nga dialogu.

Gjithmonë në dialog është përcjellur platforma e Serbisë sepse ne nuk e kishim tonën. Ne nuk kishim as letra mbi tavolinë! Kurse sot, përmes politikës aktive të Partisë Socialdemokrate, Kosova ka platformën e saj serioze shtetërore, përmes së cilës do të dal me sukses nga ky proces.

Serbia do të detyrohet ta njohë Kosovën ?.

Ecim përpara #PSD

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat