Frashër Krasniqi: Lëreni inatin anash e bëhuni bashkë që t’ia largojmë Kosovës makthin me Serbinë

Aktuale

Frashër Krasniqi: Lëreni inatin anash e bëhuni bashkë që t’ia largojmë Kosovës makthin me Serbinë

Nga: A.ZH Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 15:28
Frashër Krasniqi

Ekipi dialogues ia ka dorëzuar sot Kuvendit të Kosovës Platformën për Dialogun e Kosovës me Serbinë.

Duke komentuar platformën e hartuar për dialog, deputeti i Partisë Socialdemokrate Frashër Krasniqi, ka thënë se e njëjta i vendos vija të kuqe Serbisë.

Ai ka thënë se platforma do të rezultojë me njohjen e Kosovës nga Serbia dhe se do të hap rrugë për negociata që e dërgojnë Kosovën në KB, përcjell Bota sot.

Sipas Krasniqit, ata që nuk i janë bashkuar kësaj platforme për t’u përballur me Serbinë, këtë e kanë bërë për interesa të ulëta partiake e personale.

Ai u ka bërë thirrje partive opozitare, që të lënë anash inatet dhe të bashkohen për t’ia larguar Kosovës, “makthin 20 vjeçar të problemeve me Serbinë”.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Një platformë që vendos vija të kuqe ndaj Serbisë; një platformë për negociata që do të rezultojnë me njohjen e Kosovës nga Serbia; një platformë për negociata që do t'ia hapin Kosovës rrugën për në OKB; një platformë që ka përfshirë vërejtjet e të gjitha partive - duke përfshirë opozitën. Kjo platformë do të duhej të na bashkonte të gjithëve.

Sot, ata që nuk na bashkohen për t'u përballur me Serbinë, këtë po e bëjnë veç për interesa të ulta partiake e personale. Lejeni inatin anash e bëhuni bashkë që t'ia largojmë Kosovës makthin 20 vjeçar të problemeve me Serbinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat