Ish-mjeku i UÇK-së: Të falsifikuarit që po mohojnë përgjegjësitë e të kaluarës, të dorëzojnë postet

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së: Të falsifikuarit që po mohojnë përgjegjësitë e të kaluarës, të dorëzojnë postet

Nga: A.ZH Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 16:57
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka thënë se njerëzit kanë marrë funksione të larta politike dhe shtetërore, në bazë të përgjegjësive të pretenduara në luftën e UÇK-së.

Por, sipas tij, ata njerëz po i mohojnë përgjegjësitë që kanë pasur në të kaluarën, përcjell Bota sot.

Loshi në një postim në Facebook, këtë e ka quajtur paradoks, duke thënë se kjo tregon se biografia e tyre është e falsifikuar dhe në bazë të kësaj duhet t’i dorëzojnë postet e tyre.

Sipas tij, njerëzit duhet të kenë përgjegjësi morale para familjve dhe sidomos para fëmijëve të tyre.

Reagimi i plotë i Liri Loshit:

Në bazë të përgjegjësive të pretenduara në luftën e UÇK-së, njerëzit kanë marrë funksionet më të larta politike dhe shtetërore. Tash prej atyre funksioneve, ata po mohojnë përgjegjsite që kishin në të kaluarën! Nuk ka paradoks më të madh se ky. Mohimi që ata tash i bëjnë përgjegjësive që kanë pasur në të kaluarën tregon se biografia e tyre është e falsifikuar dhe në bazë të kësaj duhet t’i dorëzojnë postet e tyre! Nuk ka një mendje normale t’i arsyetojë e madje as t’i kuptojë akrobacionet e tilla. Edhe nëse i lënë menjanë përgjegjësitë para institucioneve, njerëzit duhet të kenë përgjegjësi morale para familjve dhe sidomos para fëmijëve të tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat