Thaçi takon eurodeputetin gjerman, diskutojnë për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Aktuale

Thaçi takon eurodeputetin gjerman, diskutojnë për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 18:12
Hashim Thaçi ka takuar sot eurodeputetin gjerman David McAllister

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Sigurisë në Munih, ka takuar sot eurodeputetin gjerman David McAllister.

Thaçi ka thënë se kanë biseduar për përpjekjet e përbashkëta në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

”Në Munih e takova edhe eurodeputetin gjerman, David McAllister. Ne biseduam për përpjekjet tona për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, por edhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe rëndësinë e rifillimit të dialogut. Gjermania është një prej mbështetësve më të mëdhenj të integrimit euroatlantik të tërë rajonit tonë. HTH”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat