Haradinaj: Presidenti Trump dhe kancelarja Merkel të zgjidhin çështjen e Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Presidenti Trump dhe kancelarja Merkel të zgjidhin çështjen e Kosovës

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 18:31
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Hradinaj, i cili po merr pjesë në konferencën e sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë, ka kërkuar që në dialogun për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, të jenë të përfshirë presidenti amerikan, Donald Trump dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Delegacioni i qeverisë së Kosovës sot është takuar me zyrtarë të lartë të qeverisë gjermane, zyrtarë të BE-së dhe kongresmenë amerikanë.

Hardianj, duke mos u shprehur decidivisht kundër heqjes së taksës, ka thënë se “unë mendoj që nuk duhet të kushtëzohet dialogu, pra duhet të ulemi në tavolinë, në dialog, mund të dialogohet edhe për taksën, por edhe për tema tjera”. Kryeministri Haradinaj po ashtu theksoi se qëndrimi i Berlinit është i saktë, kundër lëvizjes së kufijve.

Haradinaj: Berlini është jashtëzakonisht i saktë

“Berlini është jashtëzakonisht i saktë, i qartë, pra është kundër idesë së lëvizjeve të kufijve, ose ndërrimit të territoreve. E mendojnë se është rrezik për stabilitetin e krejt rajonit, jo vetëm të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Edhe senatorët ishin jashtëzakonisht të rezervuar në një ide të tillë, pra nuk e kishin këtë ide të preferuar”, tha ai.

Ai ka kërkuar përfshirjen direkte të Trumpit dhe Merkelit në dialog, për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës.

Haradinaj: Zgjidhja ideale do të ishte presidenti Trump dhe kancelarja Merkel

“Deri tani kemi fol se çka nuk bënë, s’bënë me lëvizë kufijtë, s’bënë më ndërru territore, s’bënë ‘Dodik Republika’ në Kosovë. Duhet me u bashku të gjithë. Ndoshta është momenti që Berlini zyrtar me marrë iniciativën dhe me iu ndihmuar palëve. Unë e kam prit dhe e mirëpres një energji të tre nga Uashingtoni, por mendoj se janë dy energji të nevojshme. Zgjidhja ideale do të ishte presidenti Trump dhe kancelarja Merkel. Këta dy liderë kishin mundur me i përmbyll çështjet e mbetura në Ballkan”, tha Haradinaj dhe shprehu dëshirën që këtë vit të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.  

I pyetur nga gazetarët Haradinaj po ashtu u shpreh se sot nuk ka pasur mundësi me u taku me presidentin e Serbisë, Vuçiq. “Nuk pata mundësi me taku, ose me përshëndet, por nëse gjatë ditës së nesërme e shoh, me siguri do ta përshëndes”.   

Kurse, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se në adresë të Kosovës nuk ka ardhur asnjë letër zyrtare, që tregon për tërheqjen e njohjes së Kosovës, për veç një shteti të Oqeanisë.

Pacolli: Veprimi i Kosovës me taksën, ka të bëjë me veprimtarinë e tyre të Serbisë

“Në si Kosovë, nuk dimë për çnjohje të Kosovës, ka ardhur vetëm një letër prej një shteti të Oqeanisë, i cili kërkon që të pushojnë marrëdhëniet tona, por tjera çnjohje nuk kemi pas. Po e dimë që Serbia është duke vepruar me të gjitha mjetet në dispozicion kundër Kosovës, e kemi parë në çfarë mënyre veprojnë ata. Veprimi i Kosovës me taksën, ka të bëjë edhe me veprimtarinë e tyre destruktive ndaj Kosovës”, tha Pacolli.

Në lidhje me taksën, Pacolli u shpreh se duhet të hapen të gjitha temat, dhe bisedimet të kalojë në fushën ekonomike, për të siguruar një ekonomi të lirë në rajon

Haradinaj: Gjermania, sikurse edhe senatorët amerikanë, janë kundër ndryshimit të kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur nga Munihu pas takimeve të zhvilluara në kuadër të konferencës së sigurisë.

Për kryeministrin e Kosovës, takimi më i rëndësishëm ka qenë ai me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, duke mos anashkaluar edhe takimin me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen, dhe Ron Johnson, sikurse edhe me komisionarin për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn.

Ai tha se është diskutuar për çështjet rajonale, por edhe për dialogon Kosovë-Serbi.

“Nuk duhet të kushtëzohet dialogu. Mund të dialogohet edhe për taksën edhe për temat tjera, janë të ndërlidhura. Mirëpresim gatishmërinë e Hahnit për ofrimin e një zgjidhjeje. Berlini është jashtëzakonisht i saktë dhe i qartë, është kundër ndryshimit të kufijve. E konsideron këtë rrezik për tërë rajonin. Edhe senatorët ishin shumë të rezervuar për një ide të këtillë”, theksoi Haradinaj.

Ai u shpreh se dialogu duhet të fillojë edhe për taksën edhe për temat tjera.

I pyetur nëse e ka takuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Haradinaj tha se nuk ka pasur rast ta takojë gjatë ditës, “por nëse më jepet rasti, me siguri se do ta përshëndes”.

***

Haradinaj dhe Pacolli flasin pas konferencës së sigurisë në Mynih (Drejtpërdrejt)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat