Sejdiu: Menduam ta shpallim Pavarësinë me 28 nëntor të vitit 2007

Aktuale

Sejdiu: Menduam ta shpallim Pavarësinë me 28 nëntor të vitit 2007

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 20:13
Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se alternativë për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës ishte dhe 28 nëntori i vitit 2007.

Sejdiu në një intervistë në RTV Dukagjini ka thënë nuk ishin punët për t’u shpallur Pavarësia me 28 nëntor dhe nevojiteshin edhe disa konsultime shtesë me partnerët ndërkombëtarë”.

“Vizita në Shtetet e Bashkuara në atë kohë ishte shumë domethënëse. Kemi pasur takime edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë dhe Itali, duke kompletuar kështu kompozicionin e ngjarjeve që do të ndodhnin me 17 shkurt”.

Presidenti i parë pas shpalljes së Pavarësisë, thotë se kërkesa për të shpallur pavarësinë me 28 nëntor 2007, ishte më shumë kërkesë e disa institucioneve të kulturës, por ne kishim kujdes nga një reagim i mundshëm i serbëve të veriut.

Duke folur për korrigjimet e mundshme të territorit, Sejdiu ka thënë se mbështet sovranitetin e Kosovës në kufijtë që është njohur nga shtetet e fuqishme.
Sipas tij, iniciativat tjera për Kosovën janë me rrezik për Kosovën.

Për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sejdiu ka thënë se letra e fundit e dërguar për Kosovën nga tre zyrtarë të lartë amerikanë është e pazakonshme, por sipas tij “letra ka qëllime dashamirëse ndaj Kosovës”.

Sejdiu ka thënë se LDK duhet të deklarohet për dialogun, pavarësisht është ose jo pjesë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat