Thaçi: Askush nuk është mësuar me Kosovën që të mos e dëgjojë këshillën e SHBA-së

Aktuale

Thaçi: Askush nuk është mësuar me Kosovën që të mos e dëgjojë këshillën e SHBA-së

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 20:58
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje spektrit politik, shoqërisë civile dhe mediave, që të bashkon për të shfrytëzuar momentumin e tanishëm politik, për të arritur një marrëveshje e përhershme dhe të garantuar me Serbinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje spektrit politik, shoqërisë civile dhe mediave, që të bashkon për të shfrytëzuar momentumin e tanishëm politik, për të arritur një marrëveshje e përhershme dhe të garantuar me Serbinë.

Presidentin e Kosovës e ka gëzuar letra që presidenti Trump i ka dërguar presidentit të Serbisë, ku i kërkon njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto deklarata Thaçi i bëri në Myhin, ku  po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, ku ka takuar personalitete të shuma të Bashkimit Evropian, SHBA-ve dhe vendeve tjera.

Duke folur për arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, Thaçi tha se tani rajoni ka një problem më pak dhe një sukses më të madh.

Thaçi: Synimi jonë si Kosovë, është që të jemi pjesë ë NATO-s sa më shpejt

“Tani pas suksesit mes Maqedonisë dhe Greqisë, rajoni ka një problem më pak dhe një sukses më të madh, por edhe të zgjerimit të NATO-s. Prandaj, synimi jonë si Kosovë, është që të jemi pjesë e NATO-s sa më shpejt, por edhe e Bashkimit Evropian. Mund të them se është një fokus i veçantë për Kosovën dhe mendoj se ky fokus duhet të ruhet, duke prodhuar ne si shtet elemente dhe argumente pozitive, se Kosova po e shënon 11 vjetorin e pavarësisë,  me sukses, me progres, me një storie të angazhimeve të përbashkëta, edhe lokale, por edhe të bashkësisë ndërkombëtare, para se gjithash të SHBA-së, BE-së, por edhe të NATO-s”, tha presidenti Thaçi.

Ai po ashtu ka folur edhe për taksën, duke pohuar se kjo çështje është diskutuar në të gjitha takimet që ka pasur sot.

Thaçi: Ishte sugjerim i të gjithëve pezullimi i taksës

“Ka qenë pjesë e bisedës me komisonerin Hahn, natyrisht edhe me të gjithë të tjerët, sepse është një fokus sa i përket kësaj çështje, sepse askush nuk është mësuar me Kosovën në 20 vite, që të mos e dëgjojë këshillën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur e kemi popullatën më pro amerikane dhe të kemi një çasje të politikave mosdëgjuese dhe jolojale ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu që ishte sugjerim i të gjithëve, edhe i komisonerit Hahn, i cili pritet të merr një orl dialogues, për pezullimin e përkohshëm dhe hapjen e mundësisë së dialogut”, tha ai dhe shtoi se është e pakuptueshme dhe kushtëzimi i Serbisë me heqjen e taksës në raport me dialogun.  

Thaçi u ka bërë thirrje spektrit politik, shoqërisë civile dhe mediave, që të bashkon për të shfrytëzuar momentumin e tanishëm politik, për të arritur një marrëveshje e përhershme dhe të garantuar.

Thaçi: SHBA ka një angazhim të theksuar

“Është një momentum, që ta ruajmë këtë fokus të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht të Presidentit Trum, që të arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi, për njohje reciproke. Gjithashtu edhe më inkurajues është mesazhi që presidenti Turmp i dërgon në letrën e fundit presidentit të Serbisë, Vuçiq, për domosdoshmërinë e njohjes reciproke. Pra Shtëpia e Bardhë, Shtete e Bashkuara të Amerikës, kanë në angazhim të theksuar, të drejtpërdrejt dhe të vendosur në përmbylljen njëherë e përgjithmonë të konfliktit të përhershëm Kosovë-Serbi”, tha presidenti.

I pari i Kosovës tha se pret arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, që do të jetë sa më cilësore dhe që garanton një paqe të përhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat