Vjen një kundërpërgjigje e fort për Jakup Krasniqin: Fole tepër vonë për komunikatën numër 59

Aktuale

Vjen një kundërpërgjigje e fort për Jakup Krasniqin: Fole tepër vonë për komunikatën numër 59

Nga: N.H Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 21:09
Jakup Krasniqi

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj presidentit Thaçi, lidhur me deklarimet e tij për komunikatën numër 59 të UÇK-së për ekzekutimin e Gani Gecit.

Krasniqi ka deklaruar se të gjitha komunikatat që nga '98-ta janë shkruar në Kosovë, derisa ka thënë se ai dhe shumica e komandantëve të Zonës Operative të Drenicës e kanë kundërshtuar këtë komunikatë.

E lidhur me ketë deklaratë të Krasniqit, ka reaguar veprimtari i LDK-së, Fatmir Bajra.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, ka folur tepër vonë, 20 vjet pas, si dhe pas Thaçit.

Ja postimi i tij:

"Si kofini pas të vjelave" !

Paska fol "Kupa tu Kosovës", për komunikatën nr.59 dhe komunikatat e viteve 98/99 nga SHP i UÇK-së, (lexo: Shtabi i Rognerit) !
- Por foli tepër vonë Kupa, 20 vjetë pas, dhe pas Hashimit...?!
Atëbotë, "Kupa tu Kosovës", kishte marr përsipër dhe i kishte rreh gjoks ; t'fliste i pari dhe t'ishte i vetmi zë autentik i SHP të Rognerit, i cili e "sakatonte" armikun shekullor serb "n'front", dhe likuidonte n'prita "kolaboracionistët" sikur Gani Geci, Sabri Hamiti, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Adem Salihaj,Fetah Rudi, Ahmet Krasniqi, Ismet Rraci, Ukë Bytyqi, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemaj dhe deri të atentatët ndaj presidentit historik Rugova...!
Dhe kështu, deri në 1820 të tillë...

Kup !

Ti i di t'gjitha, por heshte deri sot, dhe heshtja t'bënë palë me krimin, dhe krimi t'bënë kriminel dhe jo atdhetar...!
Fol pak edhe për Zekoviqin, se t'gjithë Zekoviqa po dilni...

Ani Kup, InshAllah mos po e hani shoqi-shoin m'a n'fund.
Gjaku s'është ujë, Kupo...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat