Komisioneri Hahn jep detaje nga takimi që kishte me liderët e Kosovës

Aktuale

Komisioneri Hahn jep detaje nga takimi që kishte me liderët e Kosovës

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 21:18
Komisioneri Evropianë, Johannes Hahn gjatë Konferencës së Sigurisë në Munchen është takuar me udhëheqësit e Kosovës, presidentin Hashim Thaçiq, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me ministrin e jashtëm, Behgjet Pacolli.

Ai theksoi se pati një bisedë të mirë me udhëheqësit nga Kosova. 

Në një postim në Twitter, Hahn ka thënë se ka ritheksuar nevojën për të rifilluar dialogu me Serbinë.

“Bisedë e mirë me Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Behgjet Pacollin. Unë e ritheksova urgjencën për t’u rikthyer në dialog me Serbinë që po ndërmjetësohet nga Federica Mogherini. Për ta mundësuar këtë, unë përsërita ofertën time për të ndërtuar një mënyrë të shpejtë dhe praktike, zgjidhjen e tregtisë që është irrituese në dy anët” ka shkruar Johannes Hahn.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat