“Fatmir Sejdiu do të duhej ta lexonte deklaratën, Thaçi vuan nga…”

Aktuale

“Fatmir Sejdiu do të duhej ta lexonte deklaratën, Thaçi vuan nga…”

Nga: N.H Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 23:26
Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu

Veprimtari Sali Rexhaj ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se në 11 vjetorin e pavarësisë se Kosovës nuk preferohet që të shfaqet momenti ku Hashim Thaçi e lexon deklaratën.

Ai thotë se edhe ashtu leximin do të duhej ta bënte presidenti Sejdiu, po Hashimi vuan për të hyrë në histori me çdo kusht.

Ja postimi i tij:

Ne 11 vjetorin e pavaresise se Kosoves nuk preferohet qe te shfaqet momenti ku Hashim Thaqi e lexon deklaraten. Vet Thaqi ja ka humbe krejte kuptumin atij akti me angazhim per ndarje te Kosoves.

Edhe ashtu leximin do te duhej ta bente presidenti Sejdiu, po Hashimi vuan per te hyre ne histori me çdo kusht.
Thaqi do te futet ne histori gjithesese, por sa po shihet ne anen e atyre qe e demtuan shtetin e kombin. 

Mendoj se terheqja nga ideja e shkembimit te territoreve, pastaj edhe nga posti i presidentit e nga politika, do ti bente shume mire. Jo vetem Thaqit, po edhe Kosoves si shtet e shqiptareve si komb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat