S’ka viza: Labi shfaqet në publik kohë pas kohe me mjekërr dhe flokë te gjata

Aktuale

S’ka viza: Labi shfaqet në publik kohë pas kohe me mjekërr dhe flokë te gjata

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 00:12
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri është duke e mbajtur premtimin e dhënë më 14 janar të këtij viti ku kishte deklaruar se nuk do ta heq mjekrrën dhe flokët deri në liberalizimin e vizave

Labinot Tahiri ka dorëzuar kohë më parë edhe pasaportat e tij duke u solidarizuar me qytetarët e Kosovës të cilët janë të vetmit në Evropë që nuk gëzojnë liberalizimin e vizave.

“Me mjekërr dhe flokë të gjata, sado që rriten, deri në liberalizim”, kishte shkruar Labi mbi foton e tij më 14 janar të këtij viti.

E kur ka kaluar një muaj nga premtimi i tij, Labi është shfaqur në Instagram ku shihet se ai po mban fjalët që kishte dhënë.

Ai nuk i ka hequr flokët, e madje as mjekrrën, derisa shumë komentues po e vlerësojnë premtimin e tij.

Por, ka edhe të atillë që i kanë kërkuar atij që t’ia bëjë një vizitë qytetit të Koblenzit në Gjermani.

Image

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi se si duket Labi tani dhe se çfarë i kanë shkruar ndjekësit e tij në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat