Meta: Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Mirënjohje të gjithë vizionarëve dhe heronjve që luftuan

Aktuale

Meta: Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Mirënjohje të gjithë vizionarëve dhe heronjve që luftuan

Nga: Z.B Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 08:31
Ilir Meta

Presidenti I Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka uruar për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, përcjell, “Bota sot”.

Meta në këtë postim ka shkruar se, kremtimi i 11-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, më jep mundësinë dhe kënaqësinë shumë të veçantë që të shpreh, në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, urimet më të përzemërta e vëllazërore.

Ai thotë se, kam besim se kjo ditë e shënuar do të frymëzojë më shumë përpjekje, më shumë unitet dhe më shumë devotshmëri për të konsoliduar institucionet shtetërore, për një Kosovë më të begatë dhe europiane që forcon sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Postimi i plotë:

I nderuar Zoti President, Hashim Thaçi
Kremtimi i 11-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, më jep mundësinë dhe kënaqësinë shumë të veçantë që të shpreh, në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, urimet më të përzemërta e vëllazërore.

Ju uroj Juve personalisht, autoriteteve shtetërore si dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Mirënjohje të gjithë vizionarëve dhe heronjve që luftuan, sakrifikuan dhe punuan për Kosovën e pavarur!

Kam besim se kjo ditë e shënuar do të frymëzojë më shumë përpjekje, më shumë unitet dhe më shumë devotshmëri për të konsoliduar institucionet shtetërore, për një Kosovë më të begatë dhe europiane që forcon sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Përvoja shumë e mirë që kemi dhe vullneti i përbashkët për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh, në përçim të vlerave më të mira kombëtare dhe europiane, na angazhojnë të punojmë më shumë në të gjitha rrafshet. Bashkëpunimi ynë vëllazëror të bëhet shembull që udhëheq modelin e marrëdhënieve në rajon.

Si President i Republikës së Shqipërisë do të vazhdoj të jem përkrahës i vendosur në këto ndërmarrje që i afrojnë gjithnjë e më shumë dy shtetet tona, dhe që përbashkojnë të gjithë rajonin në familjen europiane dhe euro-atlantike.

Duke ju uruar edhe një herë sa më shumë përparim, suksese dhe integrim të plotë europian dhe euro-atlantik, lutem pranoni i nderuar President sigurimet e konsideratës sime të lartë.

Përzemërsisht,

Ilir Meta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat