Thaçi në Munih: Këtë vit arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Thaçi në Munih: Këtë vit arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Nga: Z.B Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 10:33
Foto nga Konferenca e Sigurisë në Munih

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka njoftuar se, në Konferenca e Sigurisë në Munih këtë vit ka në fokus bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes në Evropë dhe tregtinë ndërkombëtare, përcjell “Bota sot” .

Ai tutje shkrun se, në fjalimin tim pasdite do të flas për domosdoshmërinë për arritjen e marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Postimi i plotë:

Konferenca e Sigurisë në Munih këtë vit ka në fokus bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes në Evropë dhe tregtinë ndërkombëtare. Një vëmendje të veçantë ka edhe Ballkani Perëndimor dhe përpjekjet tona për të forcuar paqen në rajon. Diskutimet me liderë botërorë janë frymëzuese dhe inkurajuese. Edhe në fjalimin tim pasdite do të flas për domosdoshmërinë për arritjen e marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këtë vit rajoni po përmbyll dy çështje të mëdha, atë të emrit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë si dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. HTH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat