Zemaj: Njerëzit e LPK-së hartuan listat për vrasjen e aktivistëve të LDK-së, nuk ka banhofe ku të fshiheni

Aktuale

Zemaj: Njerëzit e LPK-së hartuan listat për vrasjen e aktivistëve të LDK-së, nuk ka banhofe ku të fshiheni

Nga: D.RR Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 15:01
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar sërish për vrasjet politike, për të cilat thotë se dora e UDB-së e fshehur në “patriotizëm” ka vrarë njerëzit më të devotshëm të Kosovës.

Ai iu bënë thirrje se, “edhe në birë të minit nëse hyni se pa e marre përgjigjen nga drejtësia nuk keni ku me shkue”.

Postimi i plotë:

Vite me radhë duke ju bërë të ditur, që dora e UDB-s e fshehur në “patriotizëm” ka vrarë njerëzit me të devotshëm të Kosovës. Këta prodhues gënjeshtrash , matrapaz të lirisë vazhdojnë të shesin tregime të falsifikuara të atdhedashurisë. Këto gjana të ulta pa asnjë medyshje i kemi theksuar e tash po dalin vete e po demaskohen. Edhe në birë të minit nese hyni se pa e marre përgjigjen nga drejtësia nuk keni ku me shkue. Nuk keni banhofe të fshiheni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat