Nënkryetari i AAK-së: Kryeministri e ka përkrahjen e popullit, s’hiqet taksa

Aktuale

Nënkryetari i AAK-së: Kryeministri e ka përkrahjen e popullit, s’hiqet taksa

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 15:18
Smajl Latifi

Kryetari i Rahovecit njëherit nënkryetar i AAK-së, Smajl Latifi, mendon se kryeministri Haradinaj nuk ka mbetur i vetëm edhe pse qëndrimi i tij për mospezullimin e taksës nuk po përkrahet nga partnerët e koalicionit, SHBA-ja dh BE-ja. Aplikimi i taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake do të vazhdojë derisa Serbia japë garanci për njohjen e Kosovës, thotë ai

Latifi tregon se a është e gatshme AAK në rast se vendi shkon në zgjedhje të reja.

Smajl Latifi flet edhe për lëkundjet e koalicionit aktual qeverisës, rrezikun për prishjen e raporteve me shtetet aleate.  

“Duhet të ndryshojë qasja e Republikës së Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, duhet me pas garancione për marrëveshje që siguron pashamngshëm njohje të ndërsjelltë dhe kur kemi këso garanci, të plota dhe ndërkombëtare. Edhe mund të pezullohet taksa”, thotë Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat