Thaçi ia thotë në sy Vuçiqit: E tërë bota e di se spastrimi etnik në Kosovë ka ndodhur nga shteti i Serbisë

Aktuale

Thaçi ia thotë në sy Vuçiqit: E tërë bota e di se spastrimi etnik në Kosovë ka ndodhur nga shteti i Serbisë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 16:50
Presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq

(E plotësuar) - Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se marrëveshja finale do të rezultojë me njohjen reciproke Kosovës-Serbi dhe pranimin e vendit tonë në OKB, ndërkohë që ka kërkuar që procesi i dialogut në Bruksel duhet të vazhdojë pa kushte.

Ai gjatë një paneli të diskutimit sot në Munih me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe komisionarin evropian për Zgjerimin Johaness Hahn, për të ardhmen e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa e ka quajtur hap të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor arritjen e marrëveshjes Maqedoni Greqi për emrin, presidenti Thaçi tha se tash është radha e Kosovës dhe Serbisë të arrijnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse, ndonëse e pranoi se problemi është shumë më i komplikuar dhe i vështirë, duke pasur parasysh armiqësinë mbi 100- vjeçare, dhe luftën e fundit në Kosovë.

Kreu i vendit ka folur edhe për marrëveshjet e arritura një Bruksel dhe implementimin e tyre.

Thaçi: Marrëveshja finale nënkupton njohje reciproke

“Shumica e atyre marrëveshjeve janë implementuar, natyrisht se mbeten për t’u implementuar edhe të tjera, por implementimi i marrëveshjeve bëhet vetëm atëherë kur janë kushtetuese dhe ligjore... Tani ku jemi? Po kalojmë në një konflikti të ngrirë të një status-quo që paraqet regres dhe do të ishte jetike të lëvizim përpara për gjetjen e një zgjidhje kreative që do të thoshte vulosjen në Ballkanin Perëndimor për paqe dhe stabilitet të një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të kuptonte njohjen reciproke dhe natyrisht anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha ai.

Thaçi tha se taksa është vendosur si kundër-reagim ndaj pengesave që Serbia ka bërë ndaj mos anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe UNESCO.

Thaçi: Nuk i lejohet askujt të kushtëzojë dialogun

“Nuk i lejohet askujt të kushtëzojë dialogun, sepse ai duhet zhvillohet pa kushtëzime. Nga viti 2013 e deri më tash mbi 100 herë kam pasur të kushtëzojë veprimet jo korrekte të Serbisë ndaj Kosovës por kemi qenë gjithmonë gjeneroz të përafrohemi dhe të arrijmë marrëveshjen përfundimtare. Ka sfida, por komuniteti serbe të mos shfrytëzohet për poenë politik nga shteti i Serbisë. Uroj të kemi një fleksibilitet nga Beogradi dhe në javët apo muajt e ardhshëm të gjejmë një zgjidhje finale dhe do të përmbyllte njëherë e përgjithmonë armiqësinë mes Kosovës dhe Serbisë”, tha presidenti Thaçi.

Ai ka folur edhe për masakrat ndaj shqiptarëve dhe 20 mijë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, krime të cilat nuk janë dënuar dhe hetuar nga askush në Serbi, derisa në Kosovë ka ndodhur spastrim etnik.

Thaçi ka theksuar se asociacioni i komunave serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, ligjet e Kosovës dhe standardet evropiane.

Për më tepër Thaçi tha se Vuçiq ende nuk e kupton se është president i një vendi sovran të njohur nga 116 vende, duke shtuar se një unitet i BE-së dhe SHBA-së ndihmon në arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të mbyllte Kutinë e Pandorës në Ballkan.

Ndërsa, presidenti Vuçiq ndërkaq akuzoi palën kosovare se ka dështuar të përmbushë marrëveshjet e Brukselit, ndërkohë që kanë vendosur edhe masën 100 për qind për mallrat serbe, e cila nuk është larguar pavarësisht presionit ndërkombëtar me në krye SHBA.

Ai tha se Serbia nuk ka reaguar dhe nuk ka ndërmarrë masa reciproke, por tash përballet me platformën e re kosovare, e cila parashikon që në vazhdim të dialogut Kosova do të ruajë integritetin e saj territorial dhe në të njëjtën kohë Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq: E rëndësishme se nuk ka luftë

“Mendoj se çështja e Kosovës, çështja e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është më shumë e komplikuar dhe shumë më e vështirë se sa çështjes së sotme ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Greqisë. Kur flasim për marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, flas për të ardhmen e njerëzve dhe territoreve dhe të gjitha çështjeve të ndryshme, të cilat nuk janë të lehta për t’u tejkaluar. Një gjë është  rëndësishme për të gjithë ne, se nuk ka luftë në vazhdim, gjë e cila është shumë e rëndësishme për të gjithë ne”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se Kosova vazhdon të mos zbatojë marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe, por nuk ka ndërmarrë veprime reciproke për t’i shkaktuar probleme palës kosovare.

Vuçiq tha se Kosova kërkon të fitojë të gjitha dhe Serbia të mos fitojë asgjë, gjë e cila sipas tij nuk do të ndodhë, por që sipas tij zgjidhja për Kosovën duhet të jetë kompromisi, ku asnjëra palë nuk do të fitojë, por të jetë një situatë ‘win-win’.

Vuçiq: Serbia nuk do të kapitullojë përballë Kosovës

“Ne do të bëjmë më të mirë për gjetjen e kompromisit, që nuk do të paraqesë kapitullimin e njërës palë, në këtë rast kapitullimin serb”, porositi presidenti Vuçiq, duke shtuar se janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun pas heqjes së taksës, si rezultat i së cilës vendi i tij humb 45 milionë euro në muaj.

Komisionari evropian për Zgjerim, Johaness Hahn, ka thënë se është në interesin e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë për të arritur deri te një zgjidhje ndërmjet palëve. Ai ka folur për problemet me të cilat përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor, si shkalla e lartë e papunësisë së të rinjve dhe problemet ekonomike.

Hahn tha se dialogu është me rëndësi për perspektivën evropiane, por dhe përmirësimin e kushteve të jetës, pasi kur palët bllokojnë njëra-tjetrën, ato njëherësh bllokojnë edhe të palët tjera, si dhe vetë stabilitetin në rajon.

Ai ka kërkuar nga Thaçi dhe Vuçiq të punojnë me përkushtim për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

***

Presidentët e Serbisë dhe Kosovës Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi janë duke diskutuar në panelin para opinionit botëror!. Në panelin e Konferencës së sigurisë në Mynhen po merr pjesë edhe Johanes Han dhe Volfgang Ishinger që ka sjell liderë nga e gjithë bota.

Vuçia ka thënë në këtë panel se “ Çdo gjë nga marrëveshja e Brukselit nuk është në harmoni me Kushtetutën e Serbisë, Ne nuk brengosemi për kushtetutën e tyre sepse nuk i njohim si shtet. Zotëri Thaçi ka thënë se Serbia ka obligim që mos të pengoj hyrjen e Kosovës në institucione ndërkombëtare, ajo nuk është në marrëveshjen e Brukselit” .

Ai shtoi se ka një pyetje për Thaçin, nëse çdo gjë ka marr fund, çka ju duhemi ne? Pse nuk jeni anëtar i Interpolit, anëtar i OKB-së. Prishtina gjithë fajëson palën tjetër, ata kurrë nuk janë fajtor. Ne bëjmë çdo gjë të ulim pritjet e opinionit, përderisa ata punojnë që të rriten pritjet. 

Thaçi ka thënë se pavarësia nuk do të jetë dhuratë nga Beogradi

“Lehtë është të bëhet dramë dhe të luash viktimën. Vuçiq edhe më tutje nuk kupton se unë jam president i një shteti suveren. Armiqësia është e thellë, por unë shpresojs e do të kemi sukses. Duam të arrijmë atë që të pranojnë Kosovën dhe hyrjen e Kosovës në OKB. E di se kjo nuk do te ëjetë dhuratë nga Beogradi për Prishtinën. Duhet të bëjmë diçka si kthim. Bile edhe Rusia mund të pranojë marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë presidenti Thaçi. 

Han: Ardhmëri e mirë për popullin tuaj

Si e sheh situatën Johanes Han: “ Çdo gjë që ju bëni, nuk është që ne të jemi të kënaqur por në interesin e qytetarëve tuaj. Rreth  75 për qind e e popujve të regjionit e duan pranimin dhe e kuptojnë sa e rëndësishme është qetësia – gjendja e rehatisë. Mendoj në papunësi, nëse punojmë në bashkëpunimin regjional. Nëse ndokush të bllokon, do të bllokojnë ehde ty të tjerët. Nuk duam të sjellim jo stabilitet. Ky është interesi i njerëzve në terren” ka thënë Han.

Ishinger: Kjo nuk është  një lojë e imtë, nuk pranojmë se është e pamundur marrëveshja

Volfgang Ishinger, njeriu kyç i konferencës duke ju drejtuar Thaçit e Vuçiqit tha:

“Kjo nuk është lojë e imtë për të cilën ju flisni. E dij se është shumë vështirë. Si gjerman nuk ekziston kategoria e pamundësisë së zgjidhjes së konfliktit politik. Ne këtë e kemi mësuar para 28 viteve, kur diçka i ka ndidhur vendit tonë. Aso kohe kam filluar të besoj në atë proces. Është e nevojshme vullneti politike, e drejta, koha...Nuk dua të pranoj nga kushdo qoftë prej juve se është e pamundur të arrihet marrëveshja”.

Vuçiq në reagim replikën e Thaçit tha se shqiptarët jo që nuk kanë përmbush asnjë kusht, të vetmin q kishin asociacionin dhe nuk e kanë formuar:

“Ai po thotë (Thaçi) se është obligim që Serbia mos të kundërshtoj hyrjen e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare. Kjo nuk shkruan në marrëveshje, ishte propozuar unë se kam pranuar. Le ta gjej ku shkruan se jemi marr vesh që Beogradi nuk duhet të kundërshtojë hyrjen. Gjeje, nuk mundesh se nuk ekziston” ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se “ Tash 102 ditë janë vendosur taksat kundër Serbisë. Ndonëse bashkësia ndërkombëtare ka bërë presion, ata nuk kanë zgjedhur këtë çështje, Janë shumë kokëfortë dhe thonë se ato do të vazhdojnë derisa Serbia të njeh Kosovën. Serbia nuk ka ndërmarra masa kthyese, nuk e kemi ndërmarr asgjë kundër ndërsa tash ballafaqohemi me platformën për dialog, platformën kundër dialogut ka thënë Vuçiq duke shtuar se pas gjithë kësaj unë them se Prishtina po fol por nuk po bënë asgjë çka po fol.

“pse jemi ne pjesë e dialogut? Ata po presin vetëm nënshkrimin tonë... të përkujtoj, Serbia është sjell me përgjegjësi dhe popullit tim në Kosovë i kamë thënë se paqja është më e rëndësishmja – tha Vuçiq.

Thaçi: Kush i vrau civilët tanë?

“Raportet e Kosovës dhe Serbisë janë më të rënda se ato mes Greqisë dhe Maqedonisë. Sot kam planifikuar të fokusohem në ardhmërinë mes Prishtinës dhe Beogradit. Tash jemi në një konflikt të ngrirë. Duhet të gjejmë një zgjidhje që një herë e mirë të vendoset paqja në Kosovë. Presidenti Vuçiq përmendi disa gjëra, në marrëveshjen e Brukselit qëndron se Serbia nuk do të kundërshtoj pranimin e Kosovës në organizata tjera ndërkombëtare. Prandaj kemi vendosur taksat, kemi një qind arsye të ndalohet dialogu. Do të punojmë me përkushtim dhe duam fleksibilitet dhe kreativitet në Beograd. Shpresoj se do të vijmë tek marrëveshja përfundimtare. Kosova e ka marr këtë përgjegjësi, janë vrarë mijëra civile shqiptarë në Kosovë. Millosheviqi ka qenë në Hagë, askush nuk është dënuar për këtë, Populli shqiptar është viktima ma e madhe. 

Vuçiq: Shqiptarët na quajnë serbë të çmendur

Presidenti serb Vuçiq ka thënë se rreth 150 mijë serbë kanë braktisur Kosovën dhe shumë pak janë kthyer:” Numri më i vogël i të kthyerve në botë janë ky grup. Nëse flitet për krimet e viteve 90 mund të flas edhe ër krime ndaj serbëve, ne na quajnë serbë të çmendur sepse kemi punuar në tërheqjen e njohjeve.

 “Kemi bërë gjithçka që Madagaskari të tërheq njohjen..ndërsa kur ata angazhohen për njohje është normale. Ne duam të ruajmë shkalline rritjes ekonomike dhe një herë e mirë të zgjidhet problemi me shqiptarët por na duhet partner i besueshëm” ka thën Vuçiq.

“Jam i gatshëm që të rrezikoj karrierën politike dhe më shumë që të arrihet marrëveshja, por duhet kompromis, duhet të dy palët të janë njëjtë të pakënaqura. Ne kemi përmbushur çdo gjë që është kërkuar, ata nuk kanë bërë asgjë, pro kanë vendosur taksat ka thënë Vuçiq.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në debatin në Munih bashkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se e tërë bota e di se spastrimi etnik në Kosovës më 98-99, ka ndodhur nga shteti serb.

“E tërë bota e di se spastrimi etnik në Kosovë ka ndodhur nga shteti i Serbisë. Por është edhe një realitet i ri, ku në Kosovë kemi praninë ndërkombëtare. Për Asociacionin e komunave serbe… jemi pajtuar për të themeluar atë, por jemi pajtuar që ajo të themelohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të Kosovës. Keqkuptimi këtu është se Vuçiqi nuk e kupton se unë jam president i Kosovës së pavarur, të njohur nga mbi 100 shtete. Ende shpresoj se, edhe pse do të jetë pothuajse e pamundshme për të arritur një marrëveshje, vazhdoj të besoj. Pse besoj? Sepse ka gatishmëri për t’u ulur e diskutuar. Me Vuçiqin jemi ulur dhe kemi diskutuar. Ka të atillë që propozojnë ndërtimin e një muri mes shqiptarëve dhe serbëve. E di se duhet të ketë një kompromis të arritur mes autoriteteve të Kosovës dhe të Beogradit. Pse duhet të arrijmë marrëveshje? Sepse Bashkimi Evropian po ndërmjetëson, dhe i ftoj të gjithë që të mbështesin një zgjidhje. Edhe SHBA-ja mbështet një zgjidhje, siç u pa në letrat e presidentit Trump. Ajo që është e re është se, shpresoj, që edhe Rusia do të mbështesë zgjidhjen mes Kosovës dhe Serbisë. Jam shumë i bindur se ndërkombëtarët do të na ndihmojnë në arritjen e një marrëveshjeje”, deklaroi Thaçi.

Tutje foli edhe Vuçiqi, i cili shtroi disa pyetje në lidhje me shtetësinë e Kosovës, duke e vënë atë në pikëpyetje.

“Ndoshta një ditë unë s’do të jem lider dhe dikush tjetër do ta arrijë marrëveshjen. Pyes, pse ju duhemi, pse negocioni me Serbinë? Pse ndodhi që ju ende nuk jeni anëtar i OKB-së? Apo i Interpolit, i UNESCO-s… sepse ju jeni shtet i pavarur i konsoliduar, sipas jush. Por, ju keni nevojë për negocim sepse s’jeni shtet i konsoliduar. Ne nuk presim asgjë nga BE-ja. Janë nikoqirë të mirë. Nuk kemi asnjë fjalë të keqe për Mogherinin apo të tjerët, siç dëgjojmë fjalë nga Prishtina. Gjithmonë për ta dikush ka faj. Herë Serbia, herë Brukseli, herë Rusia… Mendoj se fajtorët janë Thaçi dhe unë. Urrejmë termin e shkëmbimit të territorit, dhe për këtë e përdorim termin demarkacion”, deklaroi Vuçiqi.

Ai u ndal edhe tek kufijtë e Kosovës, të cilët po ashtu i vuri në pikëpyetje duke thënë se a janë kufij që i njeh SHBA-ja apo Kina.

“Për cilët kufij flasim? Që janë njohur nga SHBA-ja apo Kina? Janë kufij krejtësisht të ndryshëm për këto dy vende. Për këtë arsye duhet të negociojmë, t’i dëgjojmë edhe palët tjera. Kam dëgjuar çdo temë të hapur nga delegacioni i Prishtinës. Dhe këtë kërkojmë edhe ne. Por ju e shihni sot, është një seancë e hapur, diskutuam të gjitha çështjet siç janë, dhe u shfaqën të gjitha vështirësitë. Ajo që kemi nevojë është punë me përkushtim dhe të provojmë të arrijmë kompromis. Ju garantoj se nga pala e Beogradit do të bëjmë gjithçka është e mundur, por s’ju garantoj se do të mund të arrijmë diçka”, theksoi Vuçiqi.

Thaçi në konferencë të përbashkët me Vuçiqin në Gjermani, flasin për dialogun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është kundërpërgjigjur homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq se asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Në panelin e diskutimit me Vuçiq dhe komisionarin për Zgjerim Johaness Hahn, presidenti Thaçi tha se ka dallime në pikëpamje mes Kosovës dhe Serbisë, por kanë vullnet për të bisedime, ndërsa shtoi se marrëveshja përfundimtare duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia dhe pranimin e Kosovës në OKB.

Thaçi ka përmendur letrën e presidentit amerikan Donald Trump dërguar atij dhe Vuçiq me kërkesën për zgjidhjen e problemit.

“Ne do të ndërtojmë paqe. Serbia dhe Kosova mund të jenë model franko-gjerman pas Luftës së Dytë Botërore”, tha ai, duke shtuar se derisa të mos arrihet marrëveshja, në rajon do të kenë më shumë ndikim ideologjitë e huaja dhe antiperëndimore.

Ndërsa, presidenti Vuçiq tha se dialogu me palën kosovare është e rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe kërkoi të ketë bisedime për çdo çështje.

***

Presidenti i Hashim Thaçi është takuar me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq dhe Komisionarin e BE-së, Johanes Hahn gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Munih të Gjermanisë.

Për këtë takim ka njoftuar Michael Karnitschnig i cili është bashkëpunëtor i komisionarit Johanes Hahn.

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar sot në Munih se marrëveshja finale do të rezultojë me njohjen reciproke Kosovës-Serbi dhe pranimin e vendit tonë në OKB, ndërkohë që ka kërkuar që procesi i dialogut në Bruksel duhet të vazhdojë pa kushte.

“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë komplikuar. Kemi probleme të vjetra njëqindvjeçare të armiqësisë dhe periudhës së freskët të luftës në Kosovën në vitin 1999. Ka pasur 20 mijë viktima të dhunës gjatë luftës në Kosovë dhe askush nuk është dënuar për këtë. Populli i Kosovës ka vuajtur shumë për shkak të spastrimit etnik”, tha presidenti Thaçi.

Ai ka folur edhe për marrëveshjet e arritura deri më tash në Bruksel, për të cilat tha se shumica janë implementuar.

Ndërkohë që pala serbe kushtëzon vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, presidenti Thaçi ka kërkuar vazhdimin e këtij procesi pa kushte, ndërsa ka potencuar se komuniteti serb nuk duhet të përdoret për lojërat e shtetit serb.

Image

Vuçiq: Duhet të ketë kompromis, jo fitues

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendi i tij humb 45 milionë euro në muaj për shkak të taksës ndaj mallrave serbe dhe se askush nuk ndërmerr masa ndaj Prishtinës zyrtare për shkak të vendosjes së kësaj mase.

Ai gjatë panelit të diskutimit në Munih me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, tha se zgjidhja për Kosovën duhet të jetë kompromisi, ku asnjëra palë nuk do të fitojë, por të jetë ‘win-win’.

Vuçiq: Serbia nuk do të kapitullojë përballë Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se marrëdhëniet Prishtinë-Beograd sot janë shumë më të komplikuara se sa ato që ishin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë para zgjidhjes së kontestit të emrit.

Ai në panelin e diskutimit ku po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Serbia po bën më të mirën e mundshme për të gjetur zgjidhje dhe por po ashtu po përmbushë obligimet e dala nga marrëveshjet e Brukselit.

Image

Vuçiq ndërkaq akuzoi palën kosovare se ka dështuar të përmbushë marrëveshjet e Brukselit, ndërkohë që kanë vendosur edhe masën 100 për qind për mallrat serbe, e cila nuk është larguar pavarësisht presionit ndërkombëtar me në krye SHBA.

“Serbia nuk ka reaguar fare dhe nuk kemi marrë masa reciproke, por ajo që përballemi me platformën e dialogut nga e ashtuquajtura Qeveria e Kosovës, e cila kushtëzon që Kosova duhet të mbrojë integritetin e saj territorial dhe në të njëjtën kohë Serbia duhet të njohë Kosovën”, tha Vuçiq, duke shtuar se politikanët kosovarë ‘janë jashtë realitetit’.

Ai tha se Kosova kërkon të fitojë të gjitha dhe Serbia të mos fitojë asgjë, gjë e cila sipas tij nuk do të ndodhë.

“Ne do të bëjmë më të mirë për gjetjen e kompromisit, që nuk do të paraqesë kapitullimin e njërës palë, në këtë rast kapitullimin e Serbisë”, porositi presidenti Vuçiq, duke shtuar se janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun pas heqjes së taksës ndaj mallrave serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat