Thaçi: Mbështetja e ShBA-së për lirinë dhe pavarësinë tonë ishte jetike

Aktuale

Thaçi: Mbështetja e ShBA-së për lirinë dhe pavarësinë tonë ishte jetike

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 17:59
Hashim Thaçi dhe Eliot Engel

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka shkuar se, ka takuar dy miqtë e Kosovës. "Gjithmonë kënaqësi të takoj miqtë e Kosovës, Nancy Pelosin dhe Eliot Engel, përkatësisht Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme të SHBA-së" shkruan Thaçi.

Postimi i plotë:

Gjithmonë kënaqësi të takoj miqtë e Kosovës, Nancy Pelosin dhe Eliot Engel, përkatësisht Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme të SHBA-së. Mbështetja e tyre dhe e SHBA-së për lirinë dhe pavarësinë tonë ishte jetike. Edhe sot kur gjendemi përballë sfidave të kohës, rreshtimi ynë përkrah SHBA-së është krejtësisht i natyrshëm. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat