Atmosferë e tenisionuar në diskutimin Thaçi-Vuçiq. Këtë e tregon edhe kjo foto!

Aktuale

Atmosferë e tenisionuar në diskutimin Thaçi-Vuçiq. Këtë e tregon edhe kjo foto!

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 18:19
Aleksandar Vuçiq, Johanes Hahn dhe Hashim Thaçi

Në një debat të organizuar nga ish-ambasadori gjerman, Wolgang Ichinger, janë përballur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ku është folur për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshje finale.

Në këtë debat ka qenë i pranishëm edhe eurokomsioneri Johanes Hahn.

Presidenti serb, ka thënë se Serbia është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut në mënyr që të arrihet një marrëveshje finale që do të ketë bazë një kompromis ku të dy palët do të jenë fitimtare.

Ai ka thënë se për këtë gjë është i gatshëm që të rrezikojë edhe karrierën e tij politike dhe shumë më shumë, e për këtë thotë se është i njoftuar edhe Johanes Hahn dhe Hashim Thaçi.

Sipas Vuçiqit, nuk duhet që të merren për bazë opinionet e shteteve të tjera sa i përket arritjes së marrëveshjes, sepse një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të jetë vetëm për qytetarët e këtyre dy shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat