Hahn: Marrëveshja të arrihet deri në fund të mandatit aktual të KE

Aktuale

Hahn: Marrëveshja të arrihet deri në fund të mandatit aktual të KE

Nga: F.B Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 18:48
Johanes Hahn

Komisari evropian për zgjerim Johanes Hahn është angazhuar për arritjen e marrëveshjes së kompromisit mes Prishtinës dhe Beogradit deri në fund të mandatit aktual të KE, që i kalolon këtë vit, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Hahn në panelin “ Siguria në Evropën Juglindore: dy hapa para, një hap prapa " në Mynhen ku folën edhe presidentët Thaçi e Vuçiq ka thënë se është “koha e fundit” që të arrihet marrëveshja, sepse momenti aktual është i volitshëm.

" kemi momentin që shpejtë të arrihet marrëveshja, sepse energjia po ndryshon...Duhet të tentojmë të arrijmë marrëveshje deri ën fund të mandatit të Komisionit Evropian, sepse do ndërrohet ekipi, koha dhe mbështetja nga qytetarët dhe vendet anëtare", tha Hahn. 

Ai ka lutur të dy palët që të punojnë në zgjidhje kompromisi, ku dy palët duhet lëshojnë pe që të fitojnë më shumë. 

"Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë. Mbështetem në përkushtimin tuaj, por jo vetëm në atë, por edhe kolegët në shtetet tuaja” ju tha Han presidentëve Thaçi e Vuçiq. 

Shumica e vendeve të regjionit dhe qytetarëve atje mbështesin arritjen e një marrëveshje, që ju hap rrugë integrimeve evropiane, stabilitetit dhe perspektivës së krejt regjionit. 

"Kam marr pjesë në shumë panele dhe konferenca me bashkëbiseduesit e sotshëm, ka pas moment kur ishim më optimist se sot, por vazhdoj të jem mirënjohës gatishmërisë së tyre që të punojnë për zgjedhjen ", tha Hahn. 

Ai shtoi se Maqedonia dhe Greqia së bashku kanë festuar, ndonëse qytetarët nuk mbështesnin bisedimet, por në fund u arrit marrëveshja. 

"Kjo duhet të sillte një optimizëm dhe trimëroj të gjithë neve që të gjendet zgjedhje", ka thënë Hahn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat