Pacolli: Në Konferencën e Mynihut kemi lobuar për vizat

Aktuale

Pacolli: Në Konferencën e Mynihut kemi lobuar për vizat

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 21:05
Behgjet Pacolli dhe Medeline Albright

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka theksuar se Konferenca e Mynihut ishte një ngjarje e rëndësishme, për të treguar praninë e Kosovës dhe për të takuar dhe diskutuar me udhëheqësit botërorë.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Konferencës së Sigurisë së Mynihut i erdhi fundi. Ishte një ngjarje e rëndësishme për të treguar praninë e Kosovës dhe për të takuar dhe diskutuar me udhëheqësit botërorë rreth mundësive dhe sfidave tona.  Kemi përdorur prezencën për të lobuar për liberalizimin e vizave për Kosovën si pikë kthese të marrëdhënieve midis Kosovës dhe BE-së dhe gjithashtu të takohem me miqtë dhe partnerët e Kosovës. Sfidat me të cilat ballafaqohet Evropa dhe bota po na ndikojnë gjithashtu, por së bashku jemi të fortë dhe vetëm përmes bashkëpunimit dhe afrimit me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën mund t'i kapërcejmë këto sfida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat