Thaçi e Haradinaj bëjnë homazhe në Prekaz

Aktuale

Thaçi e Haradinaj bëjnë homazhe në Prekaz

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 08:49
Prekaz

(E plotësuar) - Në 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe gjithë kabineti qeveritar kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me këtë rast tha se kanë ardhur në Prekaz të nderojnë sakrificën sublime të familjes Jashari, e cila është edhe bazamenti i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Thaçi: Sot nderojmë sakrificën sublime të komandantit Adem Jashari dhe të familjes së tij

“Për të bërë nderimet shtetërore komandantit legjendar dhe bashkëluftëtarit tonë, Adem Jashari dhe familjes së tij për sakrificën sublime që është bazament i lirisë dhe pavarësisë por  edhe të ardhmen euroatlantike të shtetit të Kosovës. Nderime respekt për përjetshëm komandantit legjendar, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të kombit”,ka thënë kreu i shtetit.

Haradinaj  më pas vizitën e tij e vazhdoi edhe tek kulla e Jasharajve, por pa presidentin Thaçi.

Pas vizitës në Prekaz, kreu i shtetit do të bëjë homazhe edhe tek varri i veprimtarit të madh i cili ndërroi jetë vitin që shkoi, Adem Demaçi.

Image
Image

Thaçi: Sakrifica sublime e familjes Jashari është bazament i lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi, i shoqëruar nga kryeministri Haradinaj dhe Ministri i Jashtë, Pacolli bën homazhe tek varrezat e familjes Jashari.

Pasi përfunduan homazhet, presidenti foli për media.

Ai u shprehë se sakrifica e familjes Jashari është bazament i Pavarësisë së Kosovës por i së ardhmes euroatlantike.

“Sot jemi së bashku me kryeministrin Haradinaj, me kryetarin e Skenderajit z. Jashari, gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar për të bërë nderimet shtetërore Komandantit Legjendar dhe bashkëluftëtarit tonë Adem Jashari dhe familjes së tij, për sakrificën sublime që është bazament i lirisë dhe pavarësisë, por edhe të ardhmes euroatlantike të shtetit të Kosovës. Nderime dhe respekt të përjetshëm Komandantit Legjendar, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të kombit” u shprehë presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat