Jevetiq: Shqiptarët nuk kanë arsye për festim, ja pse - Bota Sot
Jevetiq: Shqiptarët nuk kanë arsye për festim, ja pse

Aktuale

Jevetiq: Shqiptarët nuk kanë arsye për festim, ja pse

Nga: F.B Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 09:23
Dalibor Jevtiq

Në një deklaratë për RTS ministri për Kthim dhe Komunitete dhe nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka thënë se "qytetarët në Kosovë nuk kanë arsye për festim”, ndërsa për shqiptarët tha se në vend të festimit, duhet të tërheqin vijat në atë që është bërë dhe është dashur të bëhet, transmeton “Bota sot”.

Është dashur të shihet çka është zgjedhur vitet që shkuan dhe çfarë duhet të zgjidhet, sipas tij për shkak gjendjes së rëndë në ekonomi dhe shoqëri dhe raportit më të keq të liderëve me BE dhe ShBA dhe mungesë të besimit në institucione qytetarët nuk kanë arsye për festim.

“Në vend që të festojnë sot shqiptarët e Kosovës, duhet të tërheqin viza, që të shikohemi në sy dhe të themi çka nuk është zgjedhur dhe çfarë duhet të zgjedhim” ka thënë Jevtiq.

Ai nënvizoi se çështja kryesore për bashkësinë ndërkombëtare, që ka mbështetur pavarësinë e Kosovës, çka kanë bërë deri tash dhe çka është më mirë se ne periudhën e mëparshme.

Jevtiq shtoi se është momenti i volitshëm në skenën ndërkombëtare më i mirë se në të kaluarën në Serbi dhe ky është çasti i kërkimit të një zgjidhje kompromisi.

"Raportet janë të ndryshme në krahasim me periudhën e mëhershme dhe këtë moment duhet ta shfrytëzojmë. Koha nuk punon për ne dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë moment të volitshëm dhe pozita politike e Serbisë, sepse mund të ndodh që ata që tash mund të fitojmë si zgjedhje kompromisi më vonë nuk do të kemi rast", ka thënë Jevtiq.

"Platforma për dialog dhe vendimi për taksa flet se ata duan të blejnë kohë", vlerësoi Jevtiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...