Thaçi me fotografinë “montazhë” nderon komandantin legjendar Adem Jasharin në 11 vjetorin e pavarësisë

Aktuale

Thaçi me fotografinë “montazhë” nderon komandantin legjendar Adem Jasharin në 11 vjetorin e pavarësisë

Nga: N.Sh. Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 09:33
Adem Jashari dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pubiluar një fotografi me heroin kombëtar Adem Jasharin.

Kjo fotografi e Thaçit dhe heroit Adem Jashari, është spekuluar shumë në rrjetet sociale dhe media se është montazh. Megjithatë, presidenti Thaçi, sot ka zgjedhur pikërisht këtë fotografi për të shprehur nderime për komandantin legjendar Adem Jasharin.

“11 vjet pavarësi! Nderime të përjetshme bashkëluftëtarit tim të orëve të para të UÇK-së, komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për sakrificën sublime. Nderime gjithë dëshmorëve të kombit! HTH”, shkruan Thaçi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat