Thaçi: Demaçi, njeriu që gjithë jetën investoj dhe sakrifikoj për liri

Aktuale

Thaçi: Demaçi, njeriu që gjithë jetën investoj dhe sakrifikoj për liri

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 10:39
Homazhet

Në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi, për të cilin ka thënë se është babai i pavarësisë së Kosovës.

Për Demaçin, presidenti ka thënë se është njeriu që i ka dhënë kuptim përpjekjeve për liri dhe se gjithë jetën investojë për liri e pavarësi të Kosovës.

Thaçi: Demaçi, babai i pavarësisë së Kosovës

"Sot në 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës po bëjmë nderimin protokollar shtetëror tek Adem Demaçi, njeriu i cili i dha kuptim përpjekjeve tona për liri, simbolit të rezistencës kombëtare, babait të pavarësisë së Kosovës. Njeriu që gjithë jetën investoj dhe sakrifikoj për liri, pavarësi të Kosovës dhe të ardhmen euroatlantike të vendit tonë. Prandaj, nderime e respekt i përjetshëm simbolit të rezistencës kombëtare, babait të pavarësisë së Kosovës Adem Demaçit", tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat