LDK: Vërehet mungesa e presidentit Rugova

Aktuale

LDK: Vërehet mungesa e presidentit Rugova

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 11:20
LDK

Me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, anëtarë të kryesisë së LDK-së kanë bërë homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

LDK-ja ka shprehur falënderim ndaj prijësit të idealit për liri dhe pavarësi, Dr. Ibrahim Rugova dhe të gjithë atyre që ndihmuan në këtë rrugëtim drejt realizimit të ëndrrës shekullore për pavarësi.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka shprehur dhimbje për mungesën e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova.
 
“Vërehet mungesa e Presidentit Rugova në ruajtjen e miqve që ndihmuan Kosovën në shtetoformim”, ka thënë Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat