Bashkimi Kombëtar çmend Vuçiqin, thotë se po rritet në mënyrë dramatike mbështetja për “Shqipërinë e Madhe”

Aktuale

Bashkimi Kombëtar çmend Vuçiqin, thotë se po rritet në mënyrë dramatike mbështetja për “Shqipërinë e Madhe”

Nga: F.B Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 11:53
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se mes shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri “po rritet në mënyrë dramatike” mbështetja e projektit të bashkimit dhe shtoi se “nuk ka iluzione” që në valët e kësaj mbështetje politikanët e Prishtinës dhe Tiranës do të vazhdojnë me politikën që qëllim përfundimtar ka bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota sot”.

Sipas tij, kohë më parë Edi Rama ka thënë se Kosovën e konsideron pjesë të Shqipërisë, kësaj i janë bashkuar edhe politikanë tjerë që flasin për bashkim që përbën politikën e tyre dhe jo nervozë aktuale.

"Kuptoj çfarë është politikë, por nëse dikush dhjetë herë deklaron diçka atëherë kjo nuk është politikë. Në Shqipëri dhe Kosovë po rritet në mënyrë dramatike mbështetja për bashkim, kjo mbështetje ishte 35 për qind dhe 40 në Shqipëri që është rritur në 72 përkatësisht 75 për qind. Edhe njëra edhe pala tjetër punojnë për bashkim, kjo mbështetje kontribuon në tensione në regjion", vlerësoi Vuçiq.

Lidhur me takimet në Mynhen ai theksoi se "posaçërisht i kënaqur" me bisedimet që ka pasur me deputetët e Bundestagut gjerman.

"Këta njerëz janë absolutisht për pavarësi të Kosovës, por kishim biseda të hapura edhe konkrete, ku për herë të parë dëgjoi s kritikohet Shqipëria e madhe. Ata respektojnë Serbinë si partner të besueshëm, dëgjuan qëndrimet tona sepse e dinë se nuk bëjmë asgjë të papërgjegjshme", tha Vuçiq.

Me kongresistët amerikanë ka pasur bisedime të “rënda”, lidhur me vëllezërit Bytyqi.

“Në këtë ka insistuar kongresmeni Eliot Engel që është llobues shqiptar. Unë dënoj atë krim dhe po punojmë të gjejmë fakte për kryesit e atij krimi", ka thënë presidenti serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat