Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka uruar 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Megjithatë sipas Kurtit, që nga shpallja e pavarësisë, nuk është bërë as çka është dashur e as çka ka qenë e mundur.
“Dhe, e dimë, Mitrovica mbetet e ndarë, koncesionet e Planit të Ahtisaarit janë ende aty, gjersa papunësia e qytetarëve dhe korrupsioni i pushtetarëve janë shtuar porsi ditët. Mirëpo, gëzuar sot! Duke kujtuar ata që sakrifikuan dhe duke dëshiruar atë që na takon”, ka shkruar Kurti në Facebook.