Kurti: Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës!

Aktuale

Kurti: Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës!

Nga: Bota Sot Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 12:18
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “Mitrovica mbetet e ndarë, koncesionet e Planit të Ahtisaarit janë ende aty, gjersa papunësia e qytetarëve dhe korrupsioni i pushtetarëve janë shtuar porsi ditët”

Postimi i plotë:

Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës! Shpallja e 17 shkurtit 2008 është vulosur më 22 korrik 2010 me Opinionin e GjND-së. Ndërkohë, nuk është bërë as çka është dashur e as çka ka qenë e mundur. Dhe, e dimë, Mitrovica mbetet e ndarë, koncesionet e Planit të Ahtisaarit janë ende aty, gjersa papunësia e qytetarëve dhe korrupsioni i pushtetarëve janë shtuar porsi ditët. Mirëpo, gëzuar sot! Duke kujtuar ata që sakrifikuan dhe duke dëshiruar atë që na takon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat