Kryeministri Haradinaj ia kthen shpinën dhe nuk ia zgjat dorën Edi Ramës

Aktuale

Kryeministri Haradinaj ia kthen shpinën dhe nuk ia zgjat dorën Edi Ramës

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 13:10
Kryeministri Haradinaj ia kthen shpinwn dhe nuk ia zgjat dorwn Edi Ramws

Para parakalimit të trupave të FSK’së, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, janë takuar edhe njëherë liderët shtetërorë dhe mysafirë specialë e figura të rëndësishme.

Një moment interesant ka ndodhur derisa krerët e mysafirët po rehatoheshin në vendet e tyre pranë teatrit.

Kryeministri i Shqipërisë shfaqi interesim t’i zgjaste dorën Rifat Jasharit dhe Ramush Haradinajt, të cilët po ecnin bashkë.

.

Derisa Rifat Jashari u kthye dhe përshëndeti kryeministrin Rama, Haradinaj u kthye dhe vazhdoi për në vendin që i ishte rezervuar atij.

Nuk dihet nëse kryeministri Haradinaj deshi ta injorojë, ose thjeshtë e ka parë të parëndësishme përshendetjen e serishme, sepse dy homologët kanë pasur rastin të takohen më herët në seancën solemne në Kuvend.

Mirëpo, dihet se raportet mes Ramës e Haradinajt së fundmi janë acaruar, për shkak të qëndrimeve të ndryshme që ata kanë për korrigjimin e kufijve të Kosovës, cka Haradinaj e refuzon kategorikisht.

Kryeministri i Kosovës disa herë i ka bërë thirrje Ramës që të mos merret me punës e brendshme të Kosovës.

Derisa ka prishur raportet me Haradinajn dhe me liderë tjerë politikë si Albin Kurtin, Rama ka forcuar miqësinë e tij me preisdentin Thacin të cilit i është kthyer në aleatin kryesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat