Dita e pavarësisë, ditë e shenjtë për qytetarët

Aktuale

Dita e pavarësisë, ditë e shenjtë për qytetarët

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 15:04
Pamje nga festa

Derisa qytetarët e Kosovës po ndjehen të zhgënjyer me atë se çfarë është arritur për 11 vjet shtet dhe 20 vite çlirim, thotë se e kaluara e vendit është ajo çfarë i bënë krenar, e po ashtu të kenë për çka të festojnë përvjetorin e pavarësisë.

E tashmja e vendit, nuk është se po i bënë krenar ata. Madje thonë se janë duke vazhduar të jetojnë me shpresë se do të bëhet mirë në vendin tonë.

Sokol Krasniqi, qytetar i Prishtinës thotë, se pa marrë parasysh qeverisjen në Kosovë, për të cilën thotë se nuk është aspak i kënaqur, ditën e Pavarësisë e konsideron të shenjtë.

Krasniqi: Pavarësia është ditë e shenjtë

“Pa marrë parasysh sfidat në të cilat gjendemi, pa marrë parasysh qeverisjet e këqija apo të mira, Kosova do të mbijetoi dhe të ecë rrugës së vet... Pikë së pari pse është ditë e shenjtë e Pavarësisë, mendoj se të gjithë duhet t’i gëzohemi dhe ta shënojmë në mënyrën më të dinjitetshme, e them përkundrazi sfidave dhe keqqeverisjes e cila ka gllavëruar vendin, por këto gjëra besoj se do të tejkalohen”, tha ai.

Ndërsa, Ekrem Sogojeva thotë se vazhdon të jetë gjithmonë me shpresë se do të bëhet më mirë në Kosovë.

Sogojeva: Gjithmonë me shpresë që do të bëhet mirë në Kosovë

“Sigurisht që kemi gjithmonë për çka me festu, çdo përvjetor është i mirë i Pavarësisë së Republikës së Kosovës, por gjithmonë me shpresë që do të bëhet më mirë”, tha ai.

Gent Aliu thotë se lufta që kanë bërë shumë breza, duhet të jetë arsyeje për të festuar këtë përvjetor.

Aliu: Kanë luftuar shumë breza për të festuar këtë ditë

“Mendoj që kemi për çka me festuar se jemi shteti më i riu në botë edhe kemi për çka me festu, se i bojmë sa vjet, prej 2008-ës, tash i bojmë 11 vjet. Edhe kemi çka me festu. Kanë luftu shumë breza për me festë në këtë Pavarësi duhet me festu”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat